Presidenti Bajram Begaj, përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.
Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.
“Urime për fitoren MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!” – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.
Congratulations on your election, @MarkJCarney!
Albania and Canada share common democratic values and are connected by a strong bridge of friendship—the Albanian community living and working in Canada.
Let us work together to further strengthen the ties between our two…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 30, 2025
/vizionplus.tv





