Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 January 2026
Vizion fokus

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat me grurë...

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në Lezhë: Shtëpia...

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe Arktikun, shefi...

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të...

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme në Iran

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një feste, të...

Presidenti Begaj uron besimtarët për Pashkën: Një të ardhme sa më të ndritur këtu, në vendin tonë!

20 Prill 12:47

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot për Ditën e Pashkës besimtarët e krishterë shqiptarë, ata ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, që të kenë shpresë e besim në zemrat dhe jetët e tyre dhe mirëkuptim mes njëri-tjetrit.

Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në selitë e komunitetit ortodoks dhe atij katolik, ku ndau me klerikët e këtyre besimeve urimet dhe mesazhet që burojnë nga Pashka.

Në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Presidenti Begaj u prit nga Kreu i kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, krah të cilit përcolli dhe urimin: “Është shpresë, është besim, është gëzim, është një shenjë, e cila na fton për më shumë dashuri dhe për më shumë mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë dhe besimtarët ortodoksë për shumë gëzime, begati, paqe dhe shpresë në këto Pashkë të bekuara!”

Kreu i Shtetit i përcolli Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urime të përzemërta për shërbesën e Pashkës së parë në krye të fronit ortodoks shqiptar.

Ndërsa e cilësoi këtë ditë si përbashkuese për besimtarët e krishterë, Kreu i Shtetit i përcolli një mesazh të veçantë të rinjve shqiptarë: “Meqenëse kjo është ditë që e përbashkon të gjithë besimin e krishterë, qoftë besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, është një ditë me një mesazh shumë të fortë, të cilën sapo e përmendi Kryepeshkopi, për të rinjtë që kanë filluar të frekuentojnë meshat dhe shërbesat. Me këtë rast, unë dua të uroj për ta një të ardhme sa më të ndritur këtu, në vendin tonë”.

Më pas, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, i Kishës Katolike të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kryerjes së veprave të mira në mënyrë që, siç u shpreh ai, vlerat të triumfojnë mbi antivlerat: “Uroj në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët e krishterë katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë: Pashkë të bekuara, të paqta, të begata e të gëzuara për çdo besimtar e për çdo familje shqiptare!

Le të jetë drita e kësaj dite një shenjë mirëkuptimi dhe besimi për atë çfarë është më e rëndësishme në jetë. Në jetët tona të bëjmë mirësi dhe e mira dhe vlerat të triumfojnë mbi antivlerat.

Uroj për çdo shqiptar, për çdo besimtar, gëzuar Pashkët!”

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Pashket presidenti begaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

I pasur me Vitaminë C, këto janë arsyet pse duhet ta përfshini ananasin në dietën tuaj

më shumë...

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të vdekur dhe disa të plagosur

më shumë...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

më shumë...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:32

I pasur me Vitaminë C, këto janë...

9:55

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë,...

9:21

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e...

8:29

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

8:23

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat...

8:05

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të gjithë...

7:47

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në...

7:17

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në...

7:01

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe...

6:23

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima,...

5:57

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme...

5:27

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një...

5:01

Meloni bisedon me Trump: Vendosja e tarifave...

4:18

Evropa mobilizohet për t’iu përgjigjur kërcënimit të...

3:49

Dorëhiqet Miniq, në Republikën Sërpska hapet rruga...

3:11

“Jo qendra emigrantësh në Pustec”, Aleanca e...

2:55

Të hënën rinis Parlamenti, seanca pritet të...

2:41

Censusi i shpendëve në Pogradec, ekspertët: Është...

2:33

Pas 11 ditësh e bllokuar, Qukës-Qafë Plloçë...

2:02

Tarifat e SHBA alarmojnë Europën: Do të...

Më të klikuarat

  • 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026
  • Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën heti...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Porta e jashtme e oborrit e zuri poshtë, 12-vjeçari në Tiran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.