E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka falënderuar Mbretin Abdullah II për mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar atë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordan.

Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare.

“Faleminderit, Madhëria Juaj, Mbreti Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm Shqipëri-Jordani!
Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare”, shkruan Begaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë