E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.

“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Reklamë

Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.”, shkruan Presidenti.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë