Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi...

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit, i prangosur...

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin e Agasit...

Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Duhet ta shohim të ardhmen drejt Europës

10 Prill 16:55

Presidenti Bajram Begaj u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim.

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.

“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët.

Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani, Rrahim Beqiri, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri, Presidenti Begaj theksoi: “Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm”.

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian: “Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, – ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.

Presidenti i Republikës kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Qytetar Nderi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

më shumë...

Eklipsi hënor te peshqit, si do të ndikojë në financat e këtyre shenjave të Horoskopit

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

më shumë...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

11:36

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep...

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

8:37

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin...

8:31

Trauma në fëmijëri lë “gjurmë” në tru...

8:02

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën...

7:56

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të...

7:43

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në...

7:36

Arrestohet Ergys Agasi

7:30

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra...

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.