E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj priti Spiropalin, Kuvendi zbulon detajet e takimit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit sot në Presidencë nga Presidenti iRepublikës, Bajram Begaj disa minuta pas përplasjes në hyrje të Parlamentit.

Duket se takimi i Presidentit Behaj me Kryeparlamentaren ka qenë i planifikuar më parë duke mos patur lidhje me çfarë po ndodhte në Kuvend.

Në një përgjigje ndaj interesit të gazetarëve, Kuvendi shpjegon  se gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë