Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

NATO shkatërron operacionin sekret rus

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim...

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri për vënien...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat:...

Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat me një...

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares...

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak në Varshavë, e falenderon për Kosovën: Gjendemi pranë Ukrainës

2 Korrik 16:51

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda.

Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse.

Presidenti Begaj e konsideroi domethënës faktin që vizita e tij përkon me vitin kur Polonia kremton 25-vjetorin e anëtarësimit në NATO, 20-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe 35-vjetorin e shembjes së komunizmit.

Biseda mes Presidenti Begaj dhe homologut polak Duda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin përballë zhvillimeve rajonale dhe sfidave globale.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Polonisë, Presidenti  Begaj bëri të ditur se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte dakordësimi dhe konsolidimi i vullnetit të përbashkët për një bashkëpunim më të ngushtë në një seri temash të rrafshit dypalësh, por edhe për zhvillimet rajonale apo kërcënimet globale.

Në bisedime u ra dakord, gjithashtu, që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekzistues të nxitet e zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët,  në veçanti në ato ekonomike.

Arritjet e deritanishme, sipas Presidentit Begaj, duhen vijuar me të tjera bashkëpunime.

“Shqipëria, – u shpreh Kreu i Shtetit, – mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte në infrastrukturë, transport, bujqësi, turizëm, etj, për faktin se ka një ekonomi dinamike, monedhë të qëndrueshme, inflacion nën kontroll, si dhe një sektor bankar të shëndetshëm.

Kreu i Shtetit i shprehu homologut të tij polak mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE.

Marrja e Presidencës së Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025 nga ana e Polonisë u vlerësua nga Presidenti Begaj si një mundësi për nxitur përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për të lehtësuar më shumë përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Polonisë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidenti Begaj inkurajoi vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike Varshavë – Prishtinë. Presidenti i Shqipërisë e vlerësoi të një rëndësisë strategjike edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n.

Për sa u përket çështjeve të sigurisë në rajon, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e Polonisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë apo Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu,  përballë luftës në Ukrainë, Kreu i Shtetit vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të ruajë vizionin për të ardhmen Euroatlantike dhe për këtë nevojiten politikat e zgjerimit të BE-së.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se “Shqipëria vazhdimisht dhe pa ekuivok ka shprehur solidaritetin e plotë ndaj Ukrainës dhe ka theksuar mbështetjen e palëkundur e të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Në këtë drejtim, u vlerësua roli dhe angazhimi i Polonisë dhe Presidenti i Republikës i shprehu homologut Duda mbështetjen e plotë.

“Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të shtojmë dhe të ruajmë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Mbështetja e Ukrainës nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë e përbashkët, në të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës qëndron brenda familjes Euroatlantike dhe mbështesim synimin e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”, – deklaroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, të mbajtur ne Varshavë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Varshavë

Nga e njëjta kategori

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

më shumë...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve

më shumë...

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

6:32

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

6:18

Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat...

5:59

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e...

5:32

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje...

5:31

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin...

5:04

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre...

4:58

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri...

4:52

Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë,...

4:51

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo...

4:41

Rutte: NATO është më e fortë se...

4:32

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një...

4:20

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua...

4:18

Parashikimi i motit për ditën e premte

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg peshk, arrest...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.