E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 minutë më parë
Politikë

Presidenti Begaj pret ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, fokusi te thellimi i bashkëpunimiy mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite,  Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah.

Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet shumë të mira politike në interes të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të një agjende dypalëshe, mundësitë e  rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës.

Presidenti Begaj i shprehu Ministrit saudit të Haxhit dhe Umres falënderime për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë ndër vite për Shqipërinë në momente të vështira.

Njëherazi, Kreu i Shtetit u shpreh për hapësirat që mund e duhet të shfrytëzohen për të rritur bashkëpunimin ekonomik, investimet direkte, si dhe mundësinë e vendosjes së një linje direkte mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, gjë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Presidenti Begaj vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite, teksa kërkoi ndihmën për të zgjeruar numrin e këtyre vendeve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë