Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Presidenti Begaj pret mësuesit në pension dhe uron 7 Marsin: S’mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor

7 Mars 14:14

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit kremtoi me ta Ditën e Mësuesit, që përkon me hapjen e së Mësonjëtores së Parë Shqipe, duke ndarë mbresat personale nga ndikimi i mësuesve ne jetën e tij, ndërsa përcolli edhe mesazhe për arsimtarët e rinj në lidhje me sfidat më të cilat po përballet shoqëria shqiptare sot.

Presidenti i Republikës uroi festën e 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për mundin, përkushtimin dhe kontributin që mësuesit shqiptarë kanë dhënë në përgatitjen dhe formësimin e brezave duke përçuar dije, edukim e frymëzim për realizimin e ëndrrave.

Kreu i Shtetit kujtoi vështirësitë dhe sakrificat e tyre ndër vite, duke i falënderuar edhe në emër të çdo nxënësi për përmbushjen e detyrës në misionin fisnik të mësuesisë, për durimin, dashamirësinë dhe përkushtimin.

“Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur  mësuesit  në shoqëri”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën dedikuar mësuesve, duke theksuar, gjithashtu, se “Një shoqëri që vlerëson mësuesit është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme”.

“7 Marsi, – u shpreh Presidenti i Republikës, na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe”. Kreu i Shtetit e cilësoi këtë ditë si moment kujtese të vazhdueshme për ndikimin e pamohueshëm që mësuesit kanë në jetën e gjithsecilit, në shoqëri dhe në të ardhmen e brezave.

Duke iu referuar realitetit të sotëm, ndryshimeve në teknologji, Presidenti i Republikës e vlerësoi këtë si një mundësi të re për mësim, por njëherazi theksoi se asgjë nuk e zëvendëson bashkëjetesën njerëzore të nxënësit me mësuesin: “Një kompjuter mund të ofrojë informacion, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë. Mësuesi është dhe do të mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar botën”.

Përballë sfidave të reja me të cilat përballet shoqëria, Presidenti i Republikës theksoi faktin se mësuesi është dhe do të mbetet një figurë model, edhe pse sot është sfidë e madhe të jesh në këtë profesion, kur fëmijët po rriten në një botë me burime të shumta informacioni, përfshi dhe ato të rrejshme, apo në epokën e rrjeteve sociale, ndikimi i të cilave sjell edhe pasoja.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës këshilloi mësuesit të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në misionin e vështirë, duke i shërbyer brezave të ardhshëm dhe vendit, ndërsa i inkurajoi ata të forcojnë themelet e arsimit cilësor.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, ka nevojë për mësues që nuk vendosin vetëm nota, por nxisin dijen, ëndrrat dhe ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me mendim kritik dhe vlera të forta demokratike e patriotizmi. Ne duhet të jemi një komb që lexon, një komb që studion, një komb që ecën përpara me forcën e mendjes dhe etjen për dijen. Në këtë betejë, mësuesit janë në vijën e parë.

“Nuk mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor dhe nuk mund të kemi një arsim cilësor pa mësues të vlerësuar, të mbështetur, të trajtuar dhe trajnuar mirë. Nëse duam një të ardhme më të mirë, duhet të fillojmë me ata që kontribuojnë për qytetarët e ditur të së ardhmes: mësuesit”, – u shpreh Kreu i Shtetit, duke uruar mësuesit për 7 Marsin.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
7 marsi Bajram Begaj Mesues

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vlorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.