Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

Zjarr në Xhyrë, rrezikohen banesat!

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

VIDEO/ Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në...

Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Vajkal

Presidenti Begaj pret Gjeneralin amerikan Gryenkwich: SHBA dhe NATO, partnerë strategjikë për sigurinë e rajonit

18 Shtator 12:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën e rëndësishme, e vlerësoi vizitën e tij si një dëshmi e qartë e angazhimit të SHBA-ve dhe NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

“Shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon i janë falënderues SHBA-ve për kontributin e tyre historik ndaj nesh”,  theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës vlerësoi iniciativën SHBA, Karta e Adriatikut A5 si një iniciativë që ka kontribuuar në anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO, por edhe për rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Kreu i Shtetit theksoi: “Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për kontributin për modernizimin e forcave të armatosura, si edhe për çdo ndihmë që ata kanë dhënë për integrimin Euroatlantik të Shqipërisë”.

Biseda u fokusua, gjithashtu, në sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson KFOR-in si faktor të rëndësishëm stabiliteti dhe sigurie për të gjithë rajonin dhe se vijimi i pranisë së SHBA-ve në rajon është domosdoshmëri.

Po ashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi si shumë të rëndësishëm vijimin e stërvitjeve të përbashkëta si “Defender Europe”.

Kreu i Shtetit u shpreh se “Shqipëria do të vijojë të jetë kontribuuese aktive në mbrojtjen kolektive nëpërmjet pjesëmarrjes në misione dhe operacione të NATO-s, me investime në infrastrukturën ajrore, tokësore dhe detare, ku rëndësi strategjike i është dhënë Portit në Porto Romano dhe Korridorit 8”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi në takim se Shqipëria është thellësisht e angazhuar për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe anëtare e përkushtuar e NATO-s./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe “Shqipëria Sociale” në fokus

më shumë...

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët përhapen me shpejtësi

më shumë...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

më shumë...

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e skuadrave britanike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

6:10

Zjarr në Xhyrë, rrezikohen banesat!

6:09

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela...

6:07

VIDEO/ Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kabinetin...

5:47

Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në...

5:39

Rusia nxjerr në provë armën strategjike, testohet...

5:30

Rënia e flokëve/ Çfarë funksionon vërtet për...

5:29

Merr fund “telenovela” Leao, portugezi largohet nga...

5:13

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike,...

4:38

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen...

4:37

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.