E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

 
 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.  


Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.  
Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.


Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.


Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.