Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit Elektrik, Policia...

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të...

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald...

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar...

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump:...

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të...

Vijon lufta me flakët në malin e Cerujës, vatra...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe...

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

25 Qershor 17:47

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në rajonin e Kalabrisë, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore. Vizita u zhvillua në kuadër të angazhimeve të ndërmarra për forcimin e lidhjeve me komunat arbëreshe, si dhe për nderimin e figurës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përmes vendosjes së bustit të tij në sheshet e disa prej këtyre komunave.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e këtyre takimeve jo vetëm në funksion të ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore arbëreshe, por edhe në funksion të zgjerimit të bashkëpunimit me rajonet italiane dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Kreu i Shtetit i ftoi autoritetet dhe investitorët italianë që të shohin Shqipërinë si një mundësi konkrete investimi për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Shqipëria mbetet një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, e angazhuar për zhvillim dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët,” u shpreh Presidenti Begaj.

Duke vlerësuar rolin e Italisë në integrimin dhe mirëpritjen e komunitetit arbëresh dhe të emigrantëve shqiptarë gjatë dekadave të fundit, Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë karakterizohen nga një partneritet strategjik i gjithanshëm. “Italia është partneri ynë kryesor tregtar dhe mbështetësi më i madh i Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,” tha ai.

Në një deklaratë për median italiane, Presidenti Begaj theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë bazohen në lidhje historike, partneritet politik, ekonomik, kulturor dhe akademik të qëndrueshëm. “Jemi vende aleate në NATO dhe zhvillojmë bashkëpunim të ngushtë në fusha të shumta, përfshirë arsimin e lartë dhe kulturën,” u shpreh Presidenti i Republikës.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
arbëreshet BEgaj Itali vizion plsu

Nga e njëjta kategori

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

më shumë...

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit Elektrik, Policia e Tiranës procedon penalisht 59-vjeçarin

më shumë...

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit

më shumë...

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën konstituive mes mosmarrëveshjeve për nënkryetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

5:52

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në...

5:44

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori...

5:41

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit...

5:33

Vijon lufta me flakët në malin e...

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

4:30

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa...

4:16

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e...

3:56

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.