E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar”, diskuton me banorët për rëndësinë e promovimit të traditave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me ftesë të Bashkisë së Patosit, mori pjese dje në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” të zhvilluar në fshatin Zharrëz.

Kreu i shtetit u prit nga autoritetet lokale dhe banorët e mbledhur në këtë festë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me të cilët bisedoi për rëndësinë e promovimit të traditave dhe vlerave të myzeqesë për ta bërë këtë zonë më të dashur për banorët e saj e më tërheqëse për turistët.

Presidenti Begaj gjithashtu vizitoi stendat e panairit ku ishin ekzpozuar produket bujqësore, punime artizanale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale e zonës.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti përgëzoi mësuesit e të rinjtë e shkollave të zonës për punën e mrekullueshme në ngulitjen e dashurisë dhe krenarisë për rrënjët. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë