Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Presidenti Begaj në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: Dija është forca më e madhe e zhvillimit të kombit

10 Dhjetor 13:32

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, deklaroi Presidenti Begaj në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës.

Presidenti Begaj nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që nuk janë mes nesh e ata që vazhduan mes sakrificash të ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë dijes.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë elitës së Kosovës në momentet  e vështira”, tha Begaj.

Ai vlerësoi mundësinë e artë që kanë sot shqiptarët për të ecur përpara: “Pas shumë dekadave përpjekjesh, sakrificash, dhe falë ndihmës së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e partnerëve evropianë, shqiptarët sot jetojnë një moment të paprecedent: kemi dy shtete shqiptare dhe dy akademi shkencore që i shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa, në liri dhe në bashkëpunim. Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara e për t’u ngritur si komb përmes dijes, përmes krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijes. E ardhmja na kërkon ta shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për gjithë shoqërinë”.

Duke vlerësuar arritjet e Akademisë së Kosovës, partneritetet e saj akademike me qendra kërkimore në BE e SHBA, Presidenti Begaj theksoi se në këtë mënyrë ky institucion ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë pjesë të komunitetit botëror të dijes. Në projektet për ndërkombëtarizimin e Akademisë, sipas Presidentit të Republikës, ka pasur kontribut edhe Diaspora.

“Për të arritur në këto nivele, – theksoi Presidenti Begaj, – akademikët e Kosovës kanë punuar me atdhedashuri sublime, pasi kanë qenë në kushte të vështira, në censurë dhe të privuar nga mjetet më elementare të punës shkencore”.

Në fund të fjalës, Presidenti Begaj përcolli një mesazh të posaçëm për gjeneratën e re të studiuesve shqiptarë.

“Brezi i ri ka sot një detyrë më të rëndësishme: të bëhet gjenerata që e çon përpara idealin e dijes. Ata duhet të kërkojnë më shumë, të studiojnë më thellë, të mos kënaqen me të lehtën, por të gjejnë forcën për t’iu përkushtuar dijes me seriozitet, me kureshtje dhe me shpirt. E ardhmja e kombit tonë ndërtohet nga ata që besojnë se dija është mjeti më i fuqishëm i zhvillimit”, – deklaroi Presidenti i Shqipërisë në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj kosove

Nga e njëjta kategori

Humb jetën një efektiv policie në Korçë, plagoset një tjetër gjatë një operacioni

më shumë...

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin 4 miliardë euro: Do ta ngrejë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit

më shumë...

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen drejtuesit e mjeteve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

8:23

Humb jetën një efektiv policie në Korçë,...

8:10

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe...

8:02

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”,...

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.