Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Presidenti Begaj konferencë me homologun sllovak, theksi te bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja për stabilitetin rajonal

28 Mars 14:46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini, i cili është i pari Kryetar Shteti i Republikës Sllovake që viziton Shqipërinë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike, u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, avancimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe përkushtimi i përbashkët ndaj integrimit dhe stabilitetit rajonal.

Lexo edhe :

Related Posts

"Për herë të parë një President sllovak në Shqipëri", Peter Pellegrini në Tiranë, pritet me ceremoni nga Bajram Begaj

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin Pellegrini për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në momente të vështira gjatë pandemisë apo tërmetit të vitit 2019, por dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin evropian.

“Sllovakia është gjithmonë një mbështetëse aktive dhe nxitëse e vendosur e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. I jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen!”, – vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi faktin se momentalisht në procesin e negocimit për anëtarësim vendi po përjeton transformim nga reformat.

“Ne jemi të vendosur të avancojmë shpejt dhe besojmë në një proces të bazuar në meritë”.

Gjatë takimit kokë më kokë, por dhe në praninë e delegacioneve përkatëse, u theksuan angazhimet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes dhe përfitim të ndërsjellë për qytetarët e dy shteteve.

“Në bisedimet tona vumë theksin te nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtare midis dy vendeve tona, të cilat, edhe pse kanë rritje vitet e fundit, mbeten në nivele modeste. Vlerësojmë se ka hapësira dhe mundësi konkrete për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik të bashkëpunimit dypalësh”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë shkëmbimit të ideve me Presidentin Pellegrini për rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, tërheqjen e investitorëve sllovakë, rritjen e numrit të turistëve dhe bashkëpunimin në sektorët e bujqësisë, mjedisit dhe shëndetësisë.

Krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.

Bajram Begaj, rikonfirmoi se: “Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”.

Duke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj konferecne Peter Pellegrini

Nga e njëjta kategori

Zjarr në Lazarat

më shumë...

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, ndërhyrje me forca në terren dhe nga ajri

më shumë...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.