Subscribe

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj ora 18:00.

 

Në mbledhje  Balla u shpreh se askush nuk mund t’i heqë mazhorancës të drejtën për të propozuar emra.

 

‘Të drejtën grupit të PS-së për të propozuar emra nuk ja heq askush. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike që të vini dhe të ulemi. Me grupin që drejton Mediu jemi ulur dy herë. Tani do të diskutosh për emra. Nëse ne nuk propozojmë emra dhe ju nuk propozoni emra. Kur ulemi në tryezë ju thoni unë nuk jap emra se ju do të talleni me emrin tonë. Ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë diamtralikisht i kundërt me Ilir Metan. Këtë duam! Ju nuk mund t’i heqni të drejtën mazhorancës që të propozojë emra.’- tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *