E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidencialet në SHBA/ Arizona nuk ka shpallur ende një fitues, pse po zgjat kaq shumë numërimi

Donald Trump është Presidenti i ardhëm i SHBA-së, pasi mundi rivalen e tij demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit. Megjithatë Arizona është i vetmi shtet ku nuk ka përfunduar ende votimi.

Me 74% të votave të numëruara, Donald Trump aktualisht ka 52.5% dhe Kamala Harris ka 46.6%.  E përkthyer në vota elektorale Trump ka siguruar deri më tani 301 vota elektorale, ndërsa 226 volta elektorale Harris.

Reklamë

Por, pse është duke zgjatuar kaq gjatë numërimi në Arizona?

Sipas Clean Elections, ligji i shtetit nuk lejon një qark të finalizojë rezultatet e tij të zgjedhjeve deri më 11 nëntor.

Reklamë

Ai thotë se kjo bëhet për të “mbrojtur” saktësinë dhe integritetin e numërimit.

Sipas BBC, zyrtarët zgjedhorë kanë punuar ditë pas dite, duke numëruar dhe verifikuar fletëvotimet.

“Ata sigurohen që fleta e votimit të mos dëmtohet. Ata i përpunojnë ato fletë votimi dhe më pas i dërgojnë në tabelim,” tha Gina Roberts, drejtoresha e edukimit të votuesve me Komisionin e Zgjedhjeve të Pastra të Arizonës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë