Zëdhënësi  i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës se Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të adresohen në Kuvend pas 25 prillit.

Blushi i ka kërkuar Ballës që të reflektojë dhe të dëgjojë “thirrjen e Evropës”.

 “Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Blushi.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka krijuar vazhdimisht përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit. Meta kërkon që të merret opinioni i Venecias, ndërsa mazhoranca refuzon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *