Subscribe

Nëna e 8 vjeçarit të vrarë pak ditë më parë në Fier ka shprehur dhimbjen e madhe pranë hekurave rrethuese të paraburgimit të Vlorës ku ndodhet i izoluar vrasësi i djalit të saj Klodian Çalamani.

 

“Pres të na thotë të vërtetën, çfarë të donte do ja jepja… Të dalë aty i poshtri, dil kriminel i mallkuar, dil ore i poshtër… Dua të marr gjak”.

 

Me britma dhe ulërima, të varur në derën e burgut, familjarët zhvilluan një protestë me tensione në burgun e Vlorës.

 

“Na e nxirrni, ore na e nxirrni”, “Duam të drejtën e djalit, asgjë më shumë”, “Na e nxirrni tani”, ishin këto disa thirrma të familjarëve.

 

Nëna e vogëlushit tentoi të ngjitej sipër derës së hekurt për të kaluar në anën tjetër. Me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë janë nisur në drejtim të Vlorës për të zhvilluar një protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *