E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

“Pres sukses nga dialogu”/ Lajçak mbërrin në Prishtinë, Thaçi i kujton se BE duhet të heqë vizat

I dërguari special i BE për dialogun, Miroslav Lajcak ka mbërritur në Prishtinë ku do të qëndrojë për një vizitë treditore. Pas takimit me presidentin Hashim Thaci, diplomati sllovak u shpreh i vendosur për ta cuar deri në fund me sukses procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUARI I BE PER DIALOGUN

Reklamë

“BE është tepër serioz kur bëhet fjalë për rajonin dhe specifikisht për Kosovën. Pres që ta përfundoj me sukses procesin që nisi në vitin  2011. Ne synojmë arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Do të vazhdoj vizitën time edhe në Beograd që të nisim punimet për dialogun, i cili pres të vendoset shumë shpejt në Bruksel.”

Miroslav Lajcak shtoi se bashkëpunimi me SHBA është i mirëpritur dhe rezultatet e aritura deri më tani janë fryt i përbashkët. Ndërsa presidenti Hashim Thaci deklaroi se liberalizimi i vizave është kusht për nisjen e dialogut.

HASHIM THACI

PRESIDENT I KOSOVES

“Qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës në këtë proces është se ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave ndërsa duhet të përmbyllet sa më parë të jetë e mundur, jo me një process të pafund, me njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. E ardhjmaj e kos është e sigurt vetëm duke qënë ojesë e perspektivës europiane konkrete. Natyrisht në këtë drejtim ne do të punojmë ngushtë edhe me SHBA që të lëvizim më shpejt më mirë fdrejt një marrëveshje përfundimtare. ”

Kreu i shtetit kritikoi Brukselin se është vonuar shumë për qytetarët e Kosovës, duke i mbajtur të izoluar padrejtësisht.

“BE është vonuar shumë me liberalzimin e vizavëe dhe duhet të lëvizë më shopejt besoj plotësiht në angazhimin e sinqertë dhe të vendosur të SHBA. Do të kenë koordinim të sukseshshme si partnerë strategjikë të kosovës.”

Bashkimi Europian ka theksuar se çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga Brukseli.  

“E ardhmja europiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.

Ndërsa për takimin në Uashington, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar mundësinë që të flitet për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ai ka theksuar se do të jetë në fokus zhvillimi ekonomik i vendeve.

Më shumë video

Reklamë