E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Prerja e paligjshme e pyjeve, nevoja për dru shton abuzimet

Fenomeni i prerjes së paligjshme të pyjeve për dru zjarri vazhdon të jetë i përhapur gjerësisht në gjithë rajonin juglindor.

 

Edhe pse prej vitesh është kthyer në shqetësim, instancat përgjegjëse nuk kanë arritur ta shmangin shkatërrimin e pyjeve. Ndërhyrje ka bere vetëm policia e rendit, duke arrestuar shoferet.

 

Tre automjete me dru të sapo prerë u bllokuan nga policia në afërsi të zonës së Vithkuqit.

 

Personat përgjegjës u identifikuan dhe më pas është bërë shoqërimi nga ana e policisë.

 

Inspektorati Pyjor brenda tre muajve të fundit ka sekuestruar 179 metër kub dru zjarri.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video