Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe...

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE po planifikojnë...

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi...

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re...

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

Premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt parave, në pranga 5 persona! SPAK jep detaje: Si funksiononte skema e mashtrimit

19 Nëntor 17:31

Pesë persona kanë rënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë njohur me masën “detyrim paraqitje” në qytetin e Durrësit.

Ata premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare.SPAK njofton se pesë prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15,000 euro.

Ndërsa tre të tjerë si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale.

Njoftimi i SPAK:

Personave G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., G. P., Sh. D., dhe S. S., u atribuohen elementët e veprave penale të mëposhtme:

  • “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katër dhe 25 i Kodit Penal;
  • “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal.
  • “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Skema e mashtrimit:

Skema është ngritur nga pesë personat në hetim: G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç. të cilët, prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme).

Personat e interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se; personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare  që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Të hetuarit u dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular

Për këtë procedim penal, SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal për 8(tetë) personat në hetim; ndaj 5 (pesë) prej tyre, masën e sigurimit personal “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, si persona që krijuan skemën e përfitimit të paligjshëm, ndërsa ndaj 3(tre) të tjerëve, masën “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale,  si persona që kanë dhënë shumat monetare me qëllim përfitimin e banesave sociale, të cilët nuk kanë depozituar kallëzim penal, dhe nuk kanë lidhur marrëveshje me policinë gjyqësore për veprimtarinë e paligjshme të dhënies së shumave monetare.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e saj Nr. 134 datë 17.11.2024 ka vendosur pranimin e kërkesave të prokurorisë, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 5(pesë) persona nën hetim dhe caktimin e 3(tre) masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe më datë 19.11.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimi personal për 6 (shtatë) nga personat nën hetim G. S., V. K., B. L., E. Ç., G. P., dhe S. S.

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  1. 2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat.
  2. 7(shtatë) aparate telefonash celularë.
  3. 1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Blow Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
  4. Dokumente të ndryshme.

Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Arrestime durres SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet patenta për 6 muaj, merr edhe gjobë

më shumë...

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje urgjente nga ajri, flakët po përhapen me shpejtësi

më shumë...

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e Kushner drejt Moskës e Kievit. Trump: Ti jepet fund luftës Rusi-Ukrainë

më shumë...

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën 40-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

3:28

Mision i ri për paqen në Europë,...

3:16

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë...

3:05

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën...

3:02

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE...

2:23

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të...

2:16

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular,...

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.