Një 26 vjecare është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për mashtrim.

 

Ajo kishte përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës të nje personi.

 

Vajza e arrestuar me iniciale A.D banuesë në Tiranë kishte gati 2 vite që mashtronte shtetasin B.P. duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

 

Në këmbim të këtij favori 26 vjecarja kishte përfituar 5 milion leke të vjetra.

 

Ndërkohë në një tjetër rast efektivet e krimit ekonomik në Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

 

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *