E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Preken me koronavirus 7 mësues në Korçë, mbyllet shkolla

7 mësues në shkollën Sotir Gurra në Korçë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu konfirmojnë burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit, ndërsa shtojnë se nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjithë godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë.

Reklamë

Këtë të martë, të gjithë kontakteve të afërta të mësuesve iu janë marrë tamponat, ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit. Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më pare, ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë