Katër raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit me COVID, nga 2771 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Tiranë, në Durrës dhe Vau i Dejës.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Ndërkohë, janë shëruar 7 qytetarë.





