Subscribe

Ne kulmin e debateve dhe pakënaqësive për skemën e pranimeve ne Universitete, specialiste te fushës se arsimit propozojnë alternativa per daljen nga situata. Fatmir Vejsiu nje nga hartuesit e sistemit te mëparshëm te maturës shtetërore, tregon se skema aktuale penalizoi maturantet cilësore, pasi Ministria dhe Universitetet, nuk morën parasysh përgatitjen e nxënësve dhe orientimin e tyre gjate viteve te gjimnazit. Kritike ndaj skemës se re te parimeve është deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, sipas te cilës, ka ende kohe qe Universitetet te korrigjojnë problemet. Sipas deputetes Hafizi, njëherësh profesore e Shkencave te Natyrës, zbatimi i raundit te dyte me te njëjtin sistem, do te krijonte te njëjtën situate dhe nuk do te jepte zgjidhje. Por speciali Fatmir Vejsiu, këmbëngul qe ne raundin e dyte te kufizohen preferencat qe maturantin e shpallin fitues, duke mos i krijuar mundësinë qe ai te fitoje tek te 10 degët e shënuara. Pavarësisht sugjerimeve dhe zërave kundër sistemit te ri, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se pranë Universiteteve është hapur procesi i ankimimeve. Vetem pas shqyrtimit te tyre, institucionet e arsimit te larte, do te shpallin listën e pare te fituesve ne 11 shtator, për te vijuar me pas me raundin e dyte pas 20 shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *