E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pranimi në shkollat e larta, Koni: Në 28 gusht dalin fituesit e parë

 

Përplasjet mes drejtuesve te shkollave te larta ne universitetin e Tiranës nuk do te cenojnë procesin e pranimeve te studenteve te rinj. Rektori Mynyr Koni ne nje interviste per Vizion Plus sqaron opinionin publik se nuk do te ketë probleme gjate përzgjedhjes, shpalljes dhe regjistrimit te kandidateve fitues. Ne datën 23 gusht ne fakultete mbërrin lista e te rinjve aplikues dhe ne 28 gusht shpallen fituesit e raundit te pare.

 

Rektori Mynyr Koni ka mohuar deklaratën e dekanit Dhori Kule per kaos gjate pranimeve per shkak te mosmiratimit te rregullores nga senati i universitetit. Kreu i universitetit deklaron se ligji i arsimit te larte dhe udhëzimi i Ministrisë se Arsimit përcaktojnë qarte procedurat dhe pergjegjesite e çdo fakulteti ne ketë proces.

Reklamë

 

Pavarësisht debateve mes tyre për çështje administrative dhe financiare, drejtuesit e Universitetit te Tiranës kane përgjegjësi ligjore per mbarëvajtjen e procesit te pranimeve te kandidateve fitues. Rreth 6500 te rinj pritet te hyjnë kete vit ne universitetin e Tiranës, ku degët me te kërkuara janë ato te ekonomikut dhe drejtësia.

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë