E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Prangoset pjesëtari i F.A., Shantazhonte kolegen e tij me video intime për përfitime seksuale

Gersian Dumi është një 23 vjeçar i cili ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Shtëngim me anë të kanosjes”. Dumi ëhstë pjesëtar i forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe është dencuar nga kolegia e tij. Sipas Policisë, i arrestuari prej rreth një muaji kërcënonte kolegen se tij me iniciale E. K. Që të kryenin marrëdhënie seksuale, në të kundërt ai do i publikonte një video intime. Më në fund E. K. ka pranuar duke i lënë takimin në periferi të kryeqytetit, në afërsi “Vilave Gjermane”, por më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet. Në momentin që dy të rinjtë kolegë dhe pjësëtarë të F.A. janë takuar, policia ka bërë prangosjen e Dumit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë