E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pranga zyrtarëve për korrupsion me pronat

Katër ish zyrtare te komunës se Ishmit ne Durrës ranë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Ata dyshohen për korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit.

Të arrestuarit janë ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune: Ornela Shëmlikaj sekretare e arshivë protokollit Enver Shima, ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë si dhe Shpresa Merdita, ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës.

Reklamë

 

Bëhet fjalë për 8780 m2 tokë, të cilat i ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi ia ka dhëne me dokumentet te falsifikuara kushëririt të tij. Po ashtu, 5200 metra u janë dhënë personave te tjerë në shkelje të ligjit.

 

Prokurori Afrim Shehu dhe drejtori i policisë Alfred Çepe thanë se ne këtë dosje ka edhe persona te tjerë te përfshirë në aferën korruprive.

 

Mësohet se ka qenë pikërisht raporti i KLSH-së ai që ka zbardhur të gjitha rastet e falsifikimeve duke çuar në arrestimin e ish zyrtarëve.

Sipas raportit shkeljet u konstatuan në Ish-Komunën Ishëm, e cila jepte me qira plazhet duke u bazuar në një VKM por që në fakt u miratua një vit më pas. Kohështrirja e vendimit të qeverisë parashikonte dhënien me qira deri në tre vjet të hapësirave publike kryesisht plazheve ndërkohë që ish funksionarët e kishin dhënë për 10 vite në shkelje flagrante të ligjit.

Vec kësaj hetuesit thanë se shkeljet kanë të bëjnë dhe me tjetërsimin e zërit kadastral të tokës. Njësoj si në skemën e goditur nga prokuroria pak kohë më parë  në zonën e Spillesë në Kavajë. Këtu ish zyrtarët kanë ndryshuar zërin kadastral nga tokë ranishte në arë duke ua ndarë atë disa personave me qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj nëpërmjet shitjes.

 

Ja njoftimi  i plotë i policisë :

 

 

Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

 

 

1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Më shumë video

Reklamë