Greqia nuk po gjen qetësi nga zjarret. Këtë të mërkure zona pyjore, ne Peleponez është përfshirë nga flakët.
Sipas autoriteteve aktualisht zjarri nuk po prek zonat e banimit, pasi erërat fryjnë në drejtim të kundërt,megjithatë, si masë paraprake te gjithë banorët aty pranë janë evakuuar.
Ndërkohë, një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke si autor i dyshuar i zjarrit që shpërtheu një ditë më parë në periferi të Athinës, duke shkrumbuar shtëpi e makina.
64 vjecari akuzohet nga prokuroria për zjarrvënie. Ai rezulton se ka disa koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamatas, nga ku filloi edhe zjarri.
Nga flaket janë dëmtur rreth 15 ndërtesa të reja si dhe paisje të tjera.