Hetimet në kuadër të anetarëve të familjes Çapja në Elbasan kanë cuar në pranga edhe dy anëtarë dhe ish anëtarë të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Bëhet fjalë për dy emra të njohur në fushën e gazetarisë, njera nga te cilat eshte Suela Musta ndërsa emri tjeter është me inicialet I.H. 51 vjeç.

Ato dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni që I lidh ata me familjen Capja.

Më konkretisht dyshohet se ata kanë dalë në përgjimet që I janë bërë anëtarëve të fisit Capja, për licencen e një televizioni kabllor.

Për këtë cështje vec dy gazetarëve pjesë e AMA-s, është ndaluar edhe gruaja e Ardjan Capjes që mesa duket ka qënë pronare e këtij televizioni kabllor si dhe pesë persona të tjerë.

 

Shtetasit e arrestuar sipas policisë janë: 

1. B.K, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2. A.B, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

3. A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4. S.M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5. I.H, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6. A.D, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7. Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8. E.T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *