E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga nipit të ish-deputetit, Ariel Rraja theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Flamur dhe Ariel Rraja

Ndërkohë që policia ishte në operacionin antikanabis, gjatë kontrolleve blutë kanë identifikuar edhe Ariel Rrajën, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

I riu kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kishte dalë nga banesa.

Kur uniformat blu shkuan të ekzekutojnë masën në afërsi të një karburanti në Fushë-Krujë, u përballën me babanë e 24-vjeçarit, Flamur Rrajën, i cili së bashku me një 26-vjeçar kundërshtuan forcat e policisë duke penguar shoqërimin e të birit.

Flamur Rraja, po hetohet në gjendje të lirë, bashkë me të riun me të cilin kundërshtuan policinë.

Reklamë

Në tetor 2023, Ariel Rraja u arrestua pasi në makinë iu gjetën 20 gramë kokainë dhe shuma parash. Ndaj tij gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi”.

Ndërsa në tetor të vitit te kaluar ai dhunoi djalin e familjes Caca në zonën e Niklës pas konfliktit për një kanal uji. Për këtë Ariel Rraja ishte shpallur vetëm në kërkim policor pasi nuk u gjet në banesë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë