E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga kamionistëve, merrnin 2500 euro për të kaluar njerëz në BE/VIDEO

Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ka kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

 

Ata rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen dhe  janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili.

 

Reklamë

Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin si dhe janë sekuestruar vlera monetare në Euro dhe Paund.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për  intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë,  në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

 

Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

 

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi  se shtetasi  Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

 

Ndërsa shtetasi  E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

 

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative  për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë  të reja gjobë secili.

 

Po gjatë kontrolleve është kapur edhe shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, I cili po ashtu u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

 

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.

 

Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt  Italisë, i cili  u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

 

37 vjeçari e kishte paguar shoferin e kamionit Erion Rucaj me 1 500 euro, I cili u arrestua nga policia në flagrancë.

 

Po ashtu policia njoftoi se gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur  ne Dibër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë