Ish-kryeplaku i fshatit Podgorije Arben Pilinçi, 44 vjeç ka rënë në pranga pasi akuzohet nga policia për trafik të lëndëve narkotike. Sëbashku me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë Malti Kungulli, 29 vjeç dhe Arben Alushi, 45 vjeç ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për gruan e Alushit. Ata janë arrestuar në flagrancë teksa shkëmbenin një sasi prej 14 kg canabis sativa në fshatin Hudënisht. Droga ishte e ndarë ne pesë kuti kartoni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete Bmw dhe Volkswagen passat, gjashtë aparate celularë, si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë. Të arrestuarit akuzohen për prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *