Subscribe

Një grup të rinjsh ranë në prangat e policisë së Tiranës për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

 

Sipas burimeve te policisë, ata vepronin në orët e vona të mbrëmjes, duke vjedhur me dhunë dhe largoheshin me shpejtësi në errësirë, ndërsa grupi hetimor ka zbardhur 4 raste pas denoncimeve te bëra nga te dëmtuarit.

 

Të ndaluarit janë të moshave 15, 16, 17 dhe 18 vjeç. Policia sqaron se ata i kryenin vjedhjet duke terrorizuar banorët kryesisht vajzat, me kaçavida.

 

Pas çdo vjedhjeje mblidheshin në një zonë pranë liqenit dhe ndanin fitimet. Pas ndërhyrjes te arrestuarve iu sekuestruan 3 telefona celularë, 15 gramë lëndë narkotike dhe një krehër pistolete pa fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *