Subscribe

Dy persona u arrestuar nga policia e Shtetit si autore të dyshuar në dy ngjarje të rëndë kriminale me 4 viktima në muajt e fundit në Durrës. Dy nga viktimat e ngjarjeve ishin vëllezerit Viktor dhe Besmir Haxhija te ekzekutuar në 27 prill afer biznesit te tyre ne rrugen “Shenvlash-Nishtulla” ne Durres.

Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe shtetasi me iniciale K. A., 22 vjeç, banues në Durrës u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Shën Vlash”.

Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”. Për shkak të rrezikshmërisë së dy personave të arrestuar në operacion morën pjesë edhe forcat RENEA vec policisë së Durrësit dhe FNSH-së.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes në 27 prill ku u vranë dy vellezerit Haxhija.Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas, tha drejtori I policisë Ardi Veliu në konferencë për shtyp.

Mirëpo këta dy persona, dyshohet se janë autore edhe të një krimi tjetër të rëndë të ndodhur po në këtë qytet në datën 2 mars të këtij vitinë lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”Në këtë ngjarje mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdiaj 24 vjeç.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Dyshohet se në të dyja rastet, në 2 mars dhe në 27 prill ngjarjet e rënda kriminale me 4 të vdekur kanë ardhur si pasojë e përplasjeve mes individeve dhe grupeve për trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *