Policia Rrugore ka gjobitur disa drejtues mjetesh pasi kryenin manovra të rrezikshme në zonën e “Bulevardit të Ri”, në Tiranë. Policia raporton se ata filmonin momentet e thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i postonin në rrjetin social TikTok.

 

Përmes këtij aplikacioni është bërë i mundur dhe identifikimi i tyre.

 

“Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”. Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatës”, njofton policia.

 

Drejtuesit e mjeteve u gjobitën 40 mijë lekë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *