Subscribe

Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh atë me Fierin me qëllim për të skeduar të gjithë personat problematikë që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur sot nga Presidenti Ilir Meta.

Policia gjithashtu ka ngritur postobllok edhe në aksin rrugor Fushë Krujë- Durrës dhe në Gjirokastër.

Masat e policisë janë marrë për të bllokuar të gjithë personat që janë në piketuar nga unifromat blu, me dyshimin se ata mund të shkaktojnë trazira gjatë manifestimit.

Ndërkohë që simpantizantët e opozitës janë nisur sot drejt Tiranës për tju bashkuar thirrjes së Presidentit për të mbrojtur sipas tij Kushtetuten.

Mësohet se nga LSI e Korçës janë nisur afro 2500 simpantizantë të organizuar me 20 autobusë, ndërsa të tjerë me makina private.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike në Korçë tha se u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj force politike të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim.Mësohet se simpantizantë të opozitës janë nisur drejt Tiraës edhe nga qarqet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *