Portugalia luan pingpong me Zvicren duke fituar me rezultatin e thelle 6 me 1.Skuadra helvete zhvilloi nje ndeshje shume te dobet dhe pa shume histori.

Portugezet ishin te paret qe zhbllokuan rezultatin që në minutën e 17-të nga i riu Ramos, i cili luajti nga minuta e parë ne vend të Ronaldos. Pak minuta me vone Pepe dyfishoi shifrat duke shokuar zvicerianet.

Megjithate luzitanët nuk kishin të ndalur. Skuadra e Santos realizoi edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë me Ramos dhe Guerreiron. E me pas Zvicra reagoi duke shenuar golin e vetem me ane te Akanzhi qe nuk i vlejti aspak ne kete sfide . Pa humbur shume minuta Portugalia shënon edhe golin e pestë me protagonistin e mbrëmjes, serish Ramos, për të cilin ishte i treti personal.

Në minutën e 73-të Santos hodhi ne fushe  edhe Ronaldo,i cili gjeti edhe golin, por dukshëm në pozicion jashtë loje. Në shtesë vunosi shifrat eshte Leao i sapofuturi ne fushe. Tashme Portugezet ne fazën çerekfinale të Botërorit, l do të përplaset me Marokun, që surprizoi me performancen e saj duke eliminuar Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *