E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Portugalia në flakë, evakuohen banorët e disa fshatrave

Fighters try to extinguish a wildfire near Cardigos village, in central Portugal on Sunday, July 21, 2019. About 1,800 firefighters were struggling to contain wildfires in central Portugal that have already injured people, including several firefighters, authorities said Sunday. (AP Photo/Sergio Azenha)

Mijëra zjarrëfikës po luftojnë me zjarret masive që kanë përfshirë Portugalinë qendrore prej 4 ditësh. Ushtria e ndihmuar nga 328 automjete dhe 13 aeroplanë po vijojnë përpjekjet për shurjen e flakëve që përfshinë vendin që prej të shtunës.

 

Temperaturat që shkojnë në 40 gradë Celsisus dhe erërat e fuqishme po e vështirësojnë betejën kundër vatrave të mëdha. Banorët e disa fshatrave janë evakuar.

 

Reklamë

Këto janë pamjet kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë largojnë të moshuarit nga banesat e tyre të cilat rrezikojnë të përfshihen nga flakët. Mediat portugeze shkruajnë se deri më tani janë 30 të lënduar, një prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

 

E mbuluar me pemë të larta dhe pisha, Portugalia qëndrore goditet shpesh nga flakët në sezonin e verës, ndërsa terreni kodrinor e vështirëson ndërhyrjen e shpejtë të zjarrëfikësve.

Deri më tni 8,500 hektarë janë shkrumbuar, shifër kjo më e ulët në krahasim me zjarrin e 2017-s, që shkaktoi 64 viktima dhe shkrumboi 55 mijë hektarë tokë brenda disa ditësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë