E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Portat e ferrit do të hapen së shpejti”, ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon të shkatërrojë plotësisht qytetin e Gazës

Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pranon paqen sipas kushteve të diktuara nga Izraeli, kërcënoi sot Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

“Së shpejti portat e ferrit do të hapen për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza, derisa ata të pranojnë kushtet e vendosura nga Izraeli për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin” e lëvizjes islamiste palestineze”, shkroi ministri në llogarinë e tij X.

Reklamë

“Nëse ata nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah ose Beit Hanoun”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve në Rripin e Gazës që janë shkatërruar kryesisht nga Izraeli në luftën që ka zhvilluar për gati dy vjet kundër Hamasit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë