Subscribe

Qeveria nuk ndalet për të dhënë me koncesion pasuritë publike. Më i fundit duket se është koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Kepin e Rodonit.

 

Procedura e pranimit të ofertave u mbyll të premten kur disa kompani vendase kanë paraqitur interes. Aktualisht nuk bëhen të ditur kush janë firmat pjesëmarrëse në garë, por mësohet se fituesi do ta këtë portin në zotërim për 35 vjet.

 

Referuar njoftimit në agjencinë e prokurimit publik thuhet se kjo procedurë është një ofertë e kërkuar nga ministria e infrastrukturës.

 

Duke ju referuar të dhënave porti i jahteve “Marina Rodon” është parashikuar të ndërtohet në bregun lindor të Adriatikut të Jugut. Vendi i përzgjedhur kërkon ndërtimin e infrastrukturës përkatëse për zhvillimin e aktivitetit, ku përfshihet lidhja me rrjetin ekzistues rrugor me një gjatësi rreth 1,5 km, rrjeti furnizimit me energji elektrike, ujë, kanalizime” thuhet në dokumentet e tenderit.

 

Ky do të jetë porti i dytë i jahteve pas tij në Orikum. Paralelisht me këtë procedurë, një tjetër koncesion për ndërtim porti pritë të finalizohet, bëhet fjalë për portin turistik të shërbimeve në Sarandë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *