E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:35 Në vijim ora 02:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Polonia: Trump, i vetmi udhëheqës që mund të ndalojë agresionin e Putin

Donald Trump është i vetmi udhëheqës në botë që mund ta ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi i Evropës. Kështu ka deklaruar presidenti polak Karol Nawrotski, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për bisedime me kryeministrin Keir Starmer .

Në një intervistë me BBC-në , udhëheqësi polak tha se “Putini nuk është i besueshëm dhe se Evropa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.

Nawrotski foli edhe për ndërhyrjen masive të dronëve rusë në Poloni, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Për këtë, ai tha “deri atëherë, asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk i ishte nënshtruar një sulmi me dronë në një shkallë të tillë”.

Nga ana e saj, Rusia kishte pretenduar se po vë në provë mbrojtjen e Polonisë dhe solidaritetin e NATO-s.

Ai falënderoi Britaninë për dërgimin e avionëve luftarakë RAF Typhoon, të cilët tha se do të ndihmonin në mbrojtjen e kufijve të Polonisë, pasi vendi i tij ka qenë në një gjendje lufte hibride me Rusinë që nga viti 2021. ” Ne jetojmë në kohë të rrezikshme “, theksoi ai./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë