E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Politikanë e zyrtarë “në lupë”, kontroll i financave edhe 10 vjet pas lënies se detyrës

Të gjithë zyrtarët si dhe politikanët do të jenë nën monitorim nga agjencitë ligjzbatuese edhe pas 10  vitesh pas lënies së detyrës apo mandatit. Ky afat i ri është parashikuar në  një draftligj, i cili është hedhur për konsultim publik. Kjo nisëm është një detyrim që vjen nga Komisionit Europian, konkretisht nga komiteti “Moneyval”  i cili merret me parandalimit e pastrimit të parave dhe financimet e terrorizmit.

 

Në lupë do të jenë të gjithë ata individë që janë të ekspozuar politikisht, ku përfshihen, deputet ministra, gjyqtar, apo edhe administratore të kompanive publike lidhur me transaksionet e dyshimta që ata mund të kryejnë.

 

Reklamë

Por nisma ligjore parashikon edhe krijimin e dy regjistrave kombëtar, një prej tyre do të jetë me të gjitha llogaritë bankare në vend, ndërsa i dyti do të evidentojë të pronarët reale të kompanive që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, të cilët mund të jenë të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale.

 

Komiteti Moneyval e ka konsideruar Shqipërinë si një vend më risk të lartë për pastrimin e parave që vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme, ndërsa sektorët më problematik janë ndërtimi, këmbimi valutorë etj.

 

Më shumë video

Reklamë