Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

“Politico”: Lufta anti-Soros e Republikanëve dhe politikanëve pro-rus në Ballkan

22 Mars 17:25

Një grup kongresmenësh republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur përkrahjen e disa politikanëve të mbështetur nga Rusia në Europën Lindore, veçanërisht në Ballkan, për një qëllim të përbashkët: Të luftojnë multi-miliarderin Xhorxh Soros.

 

Në një analizë të saj, prestigjiozja “Politico”, shkruan se ata kanë firmosur një dokument, në thelb të të cilit qëndron hetimi i qëllimeve të Soros për të imponuar idetë e tij në Ballkan. Këtë Soros sipas tyre, po e arrin duke përdorur projektet dhe financimet e tij. Kjo është një akuze qe po nxitet dhe mbështetet nga Moska.

 

Kremlini i sheh fondet e tij për grupet e shoqërisë civile në ish-shtetet satelite sovjetike, si pjesë e një komploti për të vendosur në to qeveritë properëndimore, por këto ankesa prej vitesh kanë rënë në vesh të shurdhët në Uashington. Letra e ligjvënësve e dërguar më 14 mars Sekretarit Amerikan të Shtetit , Rex Tillerson, ngre alarmin se “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” i Xhorxh Soros po përpiqet të çojë më tej axhendën dhe të forcojë partitë politike të të majtës.

 

Fokusi i kësaj letre ka në qendër shpenzimet e fondacionit të Soros veçanërisht në Maqedoni, një vend i përfshirë në një krizë 2-3 vjeçare politike, dhe më pak në Shqipëri. Në Tiranë, citon “Politico” letrën e kongresmeneve, organizatat e mbështetura nga Soros po përpiqen të mbështesin reformat që kanë për qëllim t’i japin kryeministrit të majtë kontrollin e plotë të sistemit të drejtësisë.

 

Në te i kërkohet Departamentit të Shtetit të hetojë veprimtarinë e Soros dhe të diplomacisë amerikanë në Maqedoni vitet e fundit. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ish-kryeministri Gruevski akuzoi Xhorxh Soros për këtë krizë, ndërsa bëri thirrje për desoroizimin e politikës në Maqedoni. Ndonëse partia e tij VMRO-DPMNE është pro-europiane, Gruevski ka mirëpritur mbështetjen e Rusisë për situatën aktuale, ndërsa pozicioni i SHBA-së përkon më shumë me të majtën e Zaev. Analistët e intervistuar nga “Politico” evidentojnë se strategjia e Gruevskit është për të afruar dhe mbajtur Rusinë në anën e tij.

 

Në shkrim theksohet se lufta anti-Soros po bëhet edhe në vende të tjera, si në Hungari. Lideri i djathtë pro-rus, Viktor Orban ka shënjestruar vazhdimisht Xhorxh Soros, duke thënë se po përpiqet që në mënyrë sekrete dhe me shumë fonde të indikojë në politikën hungareze.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Ballkan Rusi SHBA Soros

Nga e njëjta kategori

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është shumë i vështirë

më shumë...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

më shumë...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese në Gaza

më shumë...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.