47 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht nga Policia e Tiranës javës që lamë pas. Ata janë kapur në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

 

Gjatë kontrollove, 4 drejtues mjetesh, për t’i shpëtuar gjobës, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, duke iu ofruar para.

 

Po ashtu, janë pezulluar 248 leje drejtimi, ndërsa janë gjobitur 6652 shoferë.

 

Me masë maksimale 40.000 mijë lekë të rinj janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh, të cilët u kapën duke bërë gara shpejtësie.

 

“Janë tërhequr 11 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni”, njoftoi më tej policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *