E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia u gjen kanabis e armë pa leje në shtëpi e makinë, pranga dy të rinjve

Policia e Kukësit vuri në pranga dy të rinj këtë të martë. Të dy ata u arrestuan për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si edhe për “Armëmbajtje pa leje”.

 

Efektivët si fillim prangosën 24-vjeçarin, në mjetin e të cilit u gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë kanabis.

 

Reklamë

Pas arrestimit, i riu tregoi se lëndën narkotike e kishte blerë nga një 33-vjeçar. Pas kësaj, uniformat blu ushtruan kontrollin në shtëpinë e 33-vjeçarit dhe gjetën një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. kanabis dhe një sasi parash.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë