Në një kohë që ka rivendosur rregullin para ambjenteve të parlamentit, policia herë pas herë I ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të ndërpresin veprimet e dhunshme.

Forcat e rendit I kërkojnë protestesve që të heqin dorë nga sulmi drejt policisë.

Thirrjet me megafon nisën që në momentin kur një pjesë e protestuesve të PD të udhëhequr nga Klevis Balliu e Flamur Noka nisën të përplasen fizikisht me policët.

Më pas garda dhe policia nisën të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndare brenda pak castesh protestuesit.

Godina e parlamentit u blindua nga forcat e rendit, përfshirë FNSH dhe RENEA ndersa ne gatishmeri jane edhe makinat e blinduara me uje.

Nga ana tjeter Balliu dhe Noka i kërkuan protestuesve të mbetur në zonën afër parlamentit që të mos afrohen më afër policisë pas përdorimit të gazit lotsjelles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *