Ndryshe nga informacioni paraprak policia e Pukës beri te ditur se Alfred Lela dhe miqte e tij nuk kane dal jashte rruge me makine, por gjate ecjes ne zonen e Munelles kane rene ne humnere.

“Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi Alfred Lela, se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj rreth 60 vjeç dhe Ilir Shyti, rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë, thuhet ne njoftimin e policise.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit Ilir Shyti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Ndoc Mulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *