E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia: S’ka pasur tentativë grabitje të bankës, dera u thye nga një i sëmurë mendor

Policia e Librazhdit ka sqaruar ngjarjen e mengjesit te kësaj mërkurë ku një person ka tentuar të futet në një banke të nivelit të dytë në këtë qytet. Në këtë njoftim të shpërndare për mediat thuhet se nuk bëhet fjalë për tentative grabitje të bankes.

 

Sipas reagimit të uniformave blu, një 36 vjeçar nga Librazhdi, në mengjes ka thyer xhamin e derës së jashtme të një  banke të nivelit të dytë.

 

Reklamë

Në këtë moment, thuhet ne këtë reagim,  policia ka shkuar menjëherë dhe e ka shoqëruar  36 vjeçarin në Komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

 

Sipas policisë, personi i shoqëruar është me probleme mendore dhe nuk dyshohet për tentativë vjedhje te bankës.

 

Megjithate forcat e rendit nuk kane dhene informacion ne lidhje me emrin e te arrestuarit, e nese behej fjale apo jo per shtetasin L.Kazazi qe mendohet se ka sherbyer edhe ne nje mision te trupave tona komando ne Irak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë